EMRAT/Shkatërrohet një grup kriminal i hashashit në Tiranë

EMRAT/Shkatërrohet një grup kriminal i hashashit në Tiranë

102
1
Shares

Policia e Tiranës ka bërë të mundur finalizimin e operacionit “Fagu”, ku është goditur një grup i strukturuar kriminal të cilët dyshohen për kultivim të bimëve narkotike.

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

D. M., 16 vjeç, banues në Tiranë.

Pasha Muca, 25 vjeç, banues në Tiranë.

Elsion Almeta, 19 vjeç, banues në Tiranë.

Ervis Muça, 21 vjeç, banues në Tiranë.

Nga deklarimet e shtetasve të lartpërmendur, ka rezultuar se këta persona janë financuar për kultivimin e bimëve narkotike nga shtetasit e shpallur në kërkim:

F. A., 21 vjeç, banues në Tiranë

A. A., 47 vjeç banues në Tiranë

Arrestimi i këtyre shtetasve dhe shpallja në kërkim i dy të tjerëve u bë në bazë të informacioneve të marra nga Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 4, se në zonën e fshatit Fag, në pyllin e Panecit, ku janë gjetur të kultivuara 600 bimë në një parcelë si dhe 6280 degë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sattiva, në proçes tharje të cilat u asgjesuan me anë të djegies.

Gjithashtu janë gjetur rreth 27 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva.

Po gjatë konntrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale,

– dy armë zjarri, pushkë model 56, me kasë druri.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Shitje dhe shpërndarje narkotikësh”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të municioneve dhe armëve luftarake” dhe “Organizim dhe drejtim i organizatave Kriminale”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

LEAVE A REPLY