EMRAT/ Abuzimi me tokat në Vlorë, hetimin e merr në dorë Prokuroria...

EMRAT/ Abuzimi me tokat në Vlorë, hetimin e merr në dorë Prokuroria e Krimeve të Rënda

102
0
Shares

Prokuroria për Krime të Rënda do të vijojë hetimet e nisura nga Prokuroria e Vlorës, në bazë të të cilave, në tre raste, janë vendosur sekuestro preventive mbi troje me sipërfaqe totale rreth 340 hektarë dhe vlerë sipas çmimeve zyrtare rreth 240 milionë euro.
Nga hetimet e Prokurorisë së Vlorës, skema e falsifikimit të dokumenteve në këto raste është realizuar nga i njëjti grup personash dhe ka krijuar dyshimet e arsyeshme se veprimet e kundërligjshme janë kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Për këtë arsye, Prokuroria e Vlorës ka shpallur moskompetencën, duke ia kaluar aktet Prokurorisë për Krime të Rënda, e cila është përgjegjëse për hetimin e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Vijimi i hetimeve për këto raste nga Prokuroria për Krime të Rënda ishte temë kryesore e diskutimit të zhvilluar dy javë më parë në Vlorë, ndërmjet Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Lalla, si edhe drejtuesve të Prokurorisë së Vlorës dhe Prokurorisë për Krime të Rënda. Në bazë të analizës së përbashkët, u vlerësua që Prokuroria për Krime të Rënda të thellojë më tej hetimet e nisura nga Prokuroria e Vlorës, lidhur me këtë skemë të madhe falsifikimi dokumentesh pronësie në zona turistike.
Prokuroria e Vlorës ka krijuar dyshimet e arsyeshme se, në të tre episodet janë të përfshirë shtetasit nën hetim Pullumb Petritaj, Enkes Hysendhima, Blerina Dhrami, Rajmond Mezi, Donika Besimaj, Lefter Gjergji dhe Belona Seraj, të cilët, në bashkëpunim mes tyre, kanë konsumuar elementët e veprave penale: “Falsifikimi i dokumenteve”; “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.
Prokuroria e Vlorës ka provuar se personat e mësipërm, në bashkëpunim mes tyre për një periudhe të të gjatë kohore dhe në vijimësi kanë kryer më shumë se dy vepra penale. Nga mënyra se si janë kryer veprat penale, periudha kur janë kryer, rrethi i personave të përfshirë në kryerjen e këtyre veprave penale, vazhdimësia në kryerjen e veprave penale dhe qëllimi i përfitimeve materiale nga kryerja e veprave penale, rezulton se ky grup ka zhvilluar një formë të veçantë bashkëpunimi, që në kuptim të nenit 28 të Kodit Penal, përbën grup të strukturuar kriminal.
Në përbërjen e këtij grupi të strukturuar kriminal janë përfshirë zyrtarë lokal, të cilëve u janë ngarkuar detyra konkrete në lidhje me falsifikimin apo dhe regjistrimin e pasurive të paluajtshme, zyrtarë të punësuar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe pranë ZVRPP Vlorë. Rezulton se ky grup kriminal është krijuar me qëllimin e vetëm për të përfituar pasuri të paluajtshme në zonën bregdetare të qarkut të Vlorës, përmes falsifikimit të dokumenteve nëpër institucione të ndryshme shtetërore.
Lidhur me sa më sipër, nga ana e Prokurorisë së Vlorë, është vendosur shpallja e moskompetencës lëndore dhe kalimi i akteve për hetime të mëtejshme në Prokurorinë për Krime të Rënda, pasi rezulton se janë konsumuar elementët e veprës penale të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

Prokuroria e Vlorës, në hetimet e zhvilluara gjatë tre muajve të fundit, ka zbuluar skemë falsifikimi dokumentash dhe ka marrë lejen e gjykatës për sekuestrimin e pasurive, si më poshtë:

1. Në Palasë, Himarë, tokë me sipërfaqe 33 hektarë, në vlerë rreth 30 milionë euro

2. Në Karaburun, Vlorë, tokë me sipërfaqe 220 hektarë, me vlerë rreth 110 milionë euro

3. Në Zvërnec, Vlorë, tokë me sipërfaqe 89 hektarë, me vlerë rreth 100 milionë euro

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY