KONFLIKTI/ “Nderi lahet me gjak”, shqiptarin në Itali e ekzekutoi burri i...

KONFLIKTI/ “Nderi lahet me gjak”, shqiptarin në Itali e ekzekutoi burri i mbesës

85
0
Shares

Pak orë pas ngjarjes, mediat italiane zbardhin shkakun e vrasjes te Petrit Nikollit, 45 vjeçari shqiptar i ekzekutuar me plumb në qafë, me profesion zejtar e rezident prej disa kohësh në Itali . Shqiptar i ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në lungomaren e komunës Rivabella në provincën e Riminit përballë restorantit “Cavalieri spiaggia”.

Mediat italiane kanë arritur të zbulojnë se vrasja ka ardhur si pasojë e një konflikti në familje, të cilin 45-vjeçari kishte marrë përsipër ta zgjidhte. Sipas policisë, Nikolli ditët e fundit kishte shkuar në Milano, ku jetonte mbesa e martuar me një bashkatdhetar. Mësohet se mbesa e tij jetonte një martesë të palumtur, ku keqtrajtohej e dhunohej nga bashkëshorti. Për t’i dhënë fund kësaj ai ka marrë mbesën në shtëpinë e tij, por nuk ka mundur t’i shpëtojë zemërimit të burrit dhe familjes së saj.

Mbrëmjen e së mërkurës, vrasësi me babain e tij dhe me një person të tretë nisen nga Milano për në Rimini për të sqaruar situatën. Vrasësi është takuar me Nikollin në shëtitoren Toscanelli, përballë restorant Cavallieri, duke debatuar ashpër me të, pasi pretendonte të merrte mbrapsht gruan e tij. Po sipas mediave ngjarja ka ndodhur për çështje nderi, pasi bashkëshorti i mbesës nuk pranonte marrjen e gruas. Ndërsa 45-vjeçari largohet, vrasësi e godet pas shpine dhe largohet me makinë me bashkëpunëtort të tij për tu kthyer në Milano.

Pak orë pas krimit policia arrestoi, bashkëshortin e mbesës së viktimës, babain e tij dhe një person të tretë pozicioni i të cilit është ende duke u sqaruar nga hetuesit. Dy të parët u morën në pyetje gjatë gjithë mëngjesit në Milano, por në atë kohë, nuk dhanë ndonjë hollësi të mëtejshme në lidhje me ngjarjen.

NGJARJA

Dëshmitarët, pranë restorantit që ndodhi ngjarja janë shprehur se para të shtënave me armë, Petrit Nikolli me profesion hidraulik, po debatonte me disa persona. Nuk kaloi shumë dhe erdhi një personi i armatosur, i cili qëlloi në drejtim të tij. Në vendngjarje ka shkuar edhe bashkëshortja e tij, e cila është në pritje të fëmijës së katërt. Ajo e ka gjetur babain e fëmijëve të shtrirë në rrrugë, të pajetë. Sakaq, pak orë pas ngjarjes, policia deklaron se ka arrestuar autorin e ngjarjes në Milano.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY