FLET BABAI/ Ja çfarë di unë për Elidonën ne tre muajt e...

FLET BABAI/ Ja çfarë di unë për Elidonën ne tre muajt e martesës, deri ditën e vrasjes së saj

119
0
Shares

Halil Demiraj ka rrëfyer sërish sot gjithë çfarë di ai për të bijën, Elidionën,e  vrarë nga burri në Angli pak ditë më parë.
Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, babai tregon se ai e mendonte të lumtur të bijën dhe fliste me të dhe dhëndrin përditë, si me telefonin e saj, ashtu edhe me atë të Lulzimit.
Sipas të atit, vetëm dy-tri ditët e fundit vajza dukej që nuk ishte e buzëqeshur. Ai dyshon se e bija ka dëgjuar ndonjë bisedë që nuk duhet ta dëgjonte nga ana e Lulzimit, pasi fill pas kësaj, ai kërkoi me insistim që ajo të linte me urgjencë shtëpinë.

Postimi i Halil Demiraj në “Facebook”

Ja çfarë di unë si prind për Elidonën ne tre muajt e martesës


elidona demiraj“Menduam se ishte e lumtur, komunikonim çdo ditë me të dy, me nr e Elidonës +447487836107 dhe me nr e Lulzimit 00447939265944.
Nuk i mungonte buzëqeshja e zakonshme vetëm se u zbeh pak në 2-3 ditët e fundit.
Lulëzimi i quajtur Arben ishte në punë 5 ditët e javës dhe Elidona në shtëpi.
Ditët e fundit sipas tyre do rregullonin apo riparonin sistemin e ngrohjes me gaz në shtëpi. Pastaj na doli se shtëpia qenka dhënë me qira të paligjshme “në të zezë”. Sipas Lulzimit (Arbenit) duhej ta lironin e për këtë qëllim atë ditë kanë pasë një vizitë në shtëpi nga 3 veta nga të cilët njeri prezantohet si punonjës policie, gjithnjë sipas Lulzimit (Arbenit). Elidona rastësisht hyn nga dhoma tjetër dhe dëgjon bisedën gjë e cila nuk i pëlqen Lulzimit (Arbenit) ?????.
Pikërisht këtë ditë më 28 janar Lulzimi (Arbeni) nuk shkon në punë. Mbasdite me telefonon e me thotë: Unë dhe Elidona do ndahemi. Arsyeja: me ka ofenduar 2-3 herë dhe asgjë tjetër.
Elidona thoshte: Nuk e di çfarë e gjeti sot… E habitur nga ky vendim… po qante. Lulzimi thotë: deri nesër në orën 8 të mëngjesit është këtu pastaj të shkojë ku të dojë?????????.
Telefonova mikun tim të shtëpisë Blerimin i cili merr me vete edhe shoqen e Elidonës, Oliverten… dhe i themi: Na merr vajzën urgjent. Blerimi e Oliverta habiten me këtë vendim te pashkak, megjithatë marrin Elidonën dhe largohen.
Të nesërmen bashkëshorti mashtrues, mizor e i pabesë bjen në gjunjë ‘i penduar’ për t’u pajtuar me Elidonën dhe ja arrin qëllimit.
Me gjithë ndërhyrjen tonë që të mos shkojë kurrë në shtëpinë e Lulzimit (Arbenit)… Elidona nga presioni, pajtimi apo mashtrimi… i bindet dhe shkon te ai në 29 janar.
Të nesërmen Lulzimi (Arbeni) ‘sëmuret’ dhe Elidona e çon në spital… data 30 janar… e shohim duke qarë pranë ‘të sëmurit Elidonën dhe data 31 janar kanë përgatitur plaçkat për të ndërruar shtëpinë.. gjoja të nesërmen sipas kontratës që mund të ishte lidhe atë natë me personat që vizituan shtëpinë…???
Në mbrëmje kemi komunikuar me te dy te cilët dukeshin jo vetëm të pajtuar për zënkën e të enjtes por edhe ‘të lumtur’… ishte presion apo pajtim??????… këtë se kuptuam…
Elidona mbante bluzë me krahë të gjatë dhe një shall të madh në qafë.
Tani mendojmë se përse Lulzimi (Arbeni), kur mori Elidonën për ne Angli… i kishte thëne ‘mos merr unazën, as orën dhe varëset e qafës që ja kishte dhuruar në fejesë??’.
O zot..??? Këtë e dëgjova me vonesë nga familja…????
Të hënën duke menduar se po ndërrojnë shtëpi nuk i telefonuam deri nga ora 10. Pastaj gjithë ditën telefonat nuk u hapen ma… Deri ne darkë që morëm vesh vdekjen e Elidonës.
Jam ne ankth dhe ne pritje te zbardhjes së kësaj tragjedie, nga drejtësia britanike dhe presim me padurim te na vije sa me pare pranë familjes trupi i pajete i Elidonës…”.

halil demiraj


Për më shumë mund të lexoni edhe

FLET BABAI/ Zbulohet emri i kriminelit që vrau Elidonën në Angli
/web/FLET_BABAI_Zbulohet_emri_i_kriminelit_qe_vrau_Elidonen_ne_Angli_13888_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY