Babai i Elidona Demiraj vajzës që u vra në Angli nga shqiptari Arben Rexha zbulon emrit e vërettë të vrasësit si dhe motive të tjera nga ato që janë publikuar.
Halil Demiraj shpjegon se vajza u fejua me një djalë nga Tropoja në vitin 2013. Ai quhet Lulzim Qeleposhi që mban emrin Arben Rexha në Angli.
Tre muaj më parë Elidona u martua dhe bashkë me Lulzmin shkuan në Angli. “ Atje Lulzimi, ky bashkëshort kriminel i privoi, i mohoi e më pas edhe ia mori atë që ja fali zoti, jetën në kulmin e rinisë së saj”, shkruan i ati.
Në vijim ai me fisnikëri gjen forcë që të mendojë mirë për të tjerët. “Uroj që rasti i vajzës time të mos i trokasë në derë askujt dhe askund”, shkruan Halil Demiraj.
Elidona kishte mbaruar universitetin e Shkodrës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
[…] shqiptar, i cili vrau me thikë një grua në banesën e tij, pranoi krimin sot pas një viti e gjysmë të procedimeve ligjore. Arben Rexha, […]