Vrasja e dyfishtë në Durrës, dyshime për pazare të prishura droge

Vrasja e dyfishtë në Durrës, dyshime për pazare të prishura droge

71
0
Shares

Policia dyshon se vrasja e dy të rinjve mbrëmjen e së dielës në Durrës, kishte si motiv prishjen e pazareve të drogës. Sipas policisë, mësohet se 33 vjeçar, Ervin Kodra mendohet se ka qenë në shënjestër të atentatit. Ndërsa Endri Çaushaj 22 vjeçari që mbeti i vrarë në vendin e pasagjerit, mendohet se ishte në vendin e gabuar në kohën e gabuar.
Pas vrasjes, atentatorët janë larguar me automjet në drejtim të urës së Dajlanit, duke humbur gjurmë.
Për të zbardhur ngjarjen policia ka kërkuar edhe bashkëpunimin e policisë së Vlorës në dhënien e informacionit mbi aktivitetin që ka pasur 25 vjeçar Çaushaj, ndonëse nuk rezulton i skeduar me precedent penal. Dy të rinjtë u vranë publikisht, në një orë që bulevardi ishte e mbushur me njerëz.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY